Vodhën sende me vlerë 2 milionë euro nga bagazhet e pasagjerëve, arrestohen 14 punonjës të aeroportit në Spanjë

Vodhën sende me vlerë 2 milionë euro nga bagazhet e pasagjerëve, arrestohen 14 punonjës të aeroportit në Spanjë

Ora të vjedhura

SPANJË- Dhjetëra punonjës të aeroportit në ishullin Tenerife janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur sende me vlerë 2 milionë euro nga bagazhet e pasagjerëve. Në pranga kanë rënë 14 punonjës. Aksioni i policisë nisi pas ankesave të bëra vazhdimisht nga pasagjerët.

Mes sendeve të vjedhura nga pasagjerët e kombësive të ndryshme ishin 29 ora luksoze, 22 telefona inteligjentë të teknologjisë së fundit dhe 120 bizhuteri.

Dyshohet se të arrestuarit, i kanë shitur nëpër dyqane të ndryshme sendet e vjedhura.  20 punëtorë të tjerë në aeroport dhe 27 dyqane bizhuterish në ishull janë gjithashtu nën mbikqyrjen e autoriteteve.

Mediat e huaja shkruajnë se se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës që valixhet ishin duke u vendosur në bagazhin e avionit dhe punonjësit kanë hequr gjërat me vlerë duke i fshehur në xhepa të qepur brenda rrobave të tyre ose në dollapët e tyre në aeroport. Tenerife është aeroporti i shtatë spanjoll me numrin më të lartë të pasagjerëve që raportohet se i kalon 10 milionë persona në vit.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej