Vodhën shtëpinë e një kosovareje në Shëngjin, vihen në pranga 4 persona! Ja ‘veglat’ e punës

Vodhën shtëpinë e një kosovareje në Shëngjin, vihen në pranga 4 persona! Ja ‘veglat’ e punës

Anton Frroku, Rushan Hysi, Ardian Selmani, Hodo Sinanaj

Blutë e Lezhës kanë bërë me dije ditë e sotme se kanë arrestuar 4 persona, pasi vodhën një banesë të një shtetaseje kosovare.

Policia është njoftuar se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, të cilët janë larguar me shpejtësi sapo kanë parë policët.

 Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur, bllokimin e makinës në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Antagut", në dalje të Shëngjinit, ku edhe është bërë arrestimi i 4 personave.

Në pranga janvë vënë Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin; Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë;  Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, autorëve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Po ashtu, katër të arrestuarit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë.

Gjithashtu, Anton Frroku, në biznesin e tij, një lokal nate në Ishull, Shëngjin, nga punonjës të OSHEE-së iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Anton Frroku, Rushan Hysi, Ardian Selmani, Hodo Sinanaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)