Vodhën velierën e sekuestruar që ishte ankoruar në portin e Limionit në Sarandë, 5 të arrestuar! Në hetim edhe një efektiv policie

Vodhën velierën e sekuestruar që ishte ankoruar në portin e Limionit në Sarandë, 5 të arrestuar! Në hetim edhe një efektiv policie

Veliera

SARANDË- Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanë vjedhur me një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor të këtij viti.

Policia ka vënë në pranga shtetasit: Andon Nako, 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit; Abdou Elzantawy, 55 vjeç ,Samir Ghonim, 40 vjeç, Mohamed Elshamy, 43 vjeç dhe  Ibrahim Aboushahin,34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit që tërhoqi mjetin lundrues veliere nga vendi ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare.

Sipas bluve të Vlorës, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë/Gjirokastër) ka nisur hetimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)