Vodhi 32 mijë euro, arrestohet
përmbaruesi në Tiranë/ Emri 

TIRANE-Arrestohet një përmbarues gjyqësor për vjedhje. I arrestuari është Fatos Alimadhi 50 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pas një pune 7 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranës, pasi duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro.

Përmbaruesi gjyqësor i është shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.

Materialet për operacionin “Debitori” i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!