Një grua është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen e 40 mijë paundësh të lëna përkohësisht në një market nga një klient. Në video shihet Maglevina Xhakollari, e cila shkon drejt vendit të çantave dhe merr paratë.

Paratë ishin lënë nga një klient që punonte si kambist. Gruaja kishte shkuar disa ditë më parë në market dhe kishte vjedhur çelësin e njërës prej kasetave ku mbahen çantat e klientëve. Punonjësit më vonë konstatuan se kishte humbur dhe e zëvendësuan me kopje tjetër çelësi.

Ditën e ngjarjes, kambisti që kishte paratë dhe i futi në kasetë, kishte çelësin kopje, ndërsa gruaja përdori çelësin e vjedhur më herët për ta hapur dhe marrë çantën me para.

Paratë u gjetën në vendin e punës ku punonte Xhakollari, një rrobaqepësi dhe u sekuestruan.

Në një operacion tjetër është arrestuar edhe një 28-vjeçar, Leondjo Bega që përgjatë 6 muajve vodhi 3 milionë lekë nga shitja e pajisjeve të kafesë në vendin ku punonte. Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin 28-vjeçari shpërndante pajisjet.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.