Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim një grabitës banke. Hetimi ka përfunduar brenda gjashtë muajve, nga ku ka rezultuar se shtetasi Elton Birka i ka vjedhur bankës ku punonte shifrën e 400 milionë lekëve dhe 40 mijë euro. Mekanizmi i vjedhjes ka qenë i thjeshtë. Ditën që duhet të mbushte bankomatet me para, Birka duke përfituar nga fakti se ka qenë ditë e shtunë, u largua nga Shqipëria. Mungesa e parave u konstatua dy ditë më vonë. Ai akuzohet për “vjedhje të bankave me pasoja të rënda”. Birka është ndihmuar edhe nga fakti se kolegu i tij që mbante çelësat e bankomateve ja kishte lënë atij në mirëbesim.