TIRANE-Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Elan Babameton, i cili akuzohet për vjedhjen e bankës së nivelit të dytë në ish-Bllok në 9 gusht 2016.
 
Seanca e radhës është shtyrë për datë 18 qershor,ku  do të thirren 4 dëshmitarë.
 
Elan Babameto u arrestua nga policia sëbashkë me Roland Litën në Gusht 2016 pak ditë pas grabitjes së 100 mijë eurove në ish-Bllok.
 
Sëbashku me ta u prangos dhe Roland Kulla por akuza ndaj tij u pushua për mungesë provash.
 
Vec prokurorisë Babameto dhe Lita janë nën akuzë edhe nga banka e nivelit të dytë dhe kompania e sigurimit e cila i kërkon të rinjëve me një padi civile rikthimin e shumës së grabitur.
 
Më 9 gusht 2016 pasi kishin punuar për disa ditë me radhë në bodrumin nën bankën e nivelit të dytë në Bllok, Babameto dhe Lita mundëm të marrin mbi 100 mijë euro.
 
Tentative e grabitjes u sinjalizua disa herë nga alarmi i bankës, por rojet private dhe përgjegjësi i bankës dhe pse shkuan pranë kasafortës nuk mundën të zbulonin se dy të rinjtë nën akuzë kishin punuar poshtë tavanin me kriko makine duke hapur një zgavër.
 
Babameto dhe Lita u zbuluan pasi gjatë largimit ata harruan në bodrum një shihe uji në trupin e së cilës u gjetën gjurmët e gishtërinjve.
 
dy.b/shqiptarja.com