TIRANË- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në Tiranë. 32-vjeçari Sergeto Turullaj dyshohet se ka vjedhur katër banesa në Tiranë gjatë vitit të kaluar dhe ka arritur të marrë para, bizhuteri e celularë.
Vjedhjet dyshohet se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Konkretisht, i riu ka vjedhur 15 mijë euro, 180 mijë lekë, bizhuteri, dy ora dore dhe dy aparate celulare.
- Më datë 27.10.2022, në rrugën "Muhamet Deliu", dyshohet se ka vjedhur në një banesë, 30 000 lekë të rinj dhe disa bizhuteri;
- Më datë 30.10.2022, në rrugën "Muhamet Deliu", dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Sh. M., një shumë parash, dy ora dore dhe dy aparate celulare;
- Më datë 16.11.2022, në rrugën "Abraham Linkoln", dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M. M., 15 000 euro, 150 000 lekë të rinj dhe bizhuteri;
- Më datë 27.12.2022, në rrugën "Marie Kraja", dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit R. F., një shumë parash dhe disa bizhuteri.
Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale ‘Vjedhja’.
Komente









