Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Burrelit, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 argjendari në Burrel dhe në Gjirokastër.
Policia ka arrestuar shtetasin S.M, banues në Shkodër pasi dyshohet se me datë 20.12.2021, ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së një argjendarie në qytetin e Gjirokastrës në datën 08.09.2021.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.