PATOS-Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani në Patos. I riu Fabion Goxhaj, i maskuar është futur në dyqanin në pronësi të K.S në lagjen "29 Marsi" në Patos dhe ka marrë 20 mijë lekë të reja dhe është larguar menjëherë.
Pronari dyqanit pas raportit të rastit, ka bërë që policia të vihet në lëvizje dhe ta arrestojë 26-vjeçarin pak minuta më pas.
Fabion Goxhaj, 26 vjeç, banues në Patos, është një emër i njohur pë rpolicnë pasi ka qenë i dënuar me parë po për vjedhje.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja".