Një 18-vjeçar me inicialet A.H. është kapur nga Komisariati i Policisë Korçë, pasi dyshohet se së bashku me një tjetër 18-vjeçar, të identifikuar me inicialet E.Ll., kanë vjedhur një market dhe një bar-kafe në qytet.
Vjedhja e marketit në lagjen 16 ka ndodhur rreth një muaj më parë, ndërsa dy të rinjtë dyshohet se disa javë më parë kanë vjedhur edhe një bar-kafe në lagjen 9.
Pas ekspertimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore është bërë i mundur dokumentimi i dy vjedhjeve.
Dy 18-vjeçarët dyshohet se kanë marrë në të dyja bizneset shuma parash dhe mallra.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento