Vodhi në bashkëpunim një banesë në Austri, shqiptari arrestohet pas 3 vitesh në Greqi

Vodhi në bashkëpunim një banesë në Austri, shqiptari arrestohet pas 3 vitesh në Greqi

Asokohe të panjohur, dy hajdutë, raportohet se rreth orës 17:00, të datës 10 dhjetor 2019, hynë dhe vodhën ora dhe bizhuteri, në një banesë në Strengberg.

Të zotët e shtëpisë kishin konstatuar dy hajdutët, të cilët në ato momente u ishin larguar me shpejtësi me automjetn e tyre.

Pronari i shtëpisë i kishte ndjekur për disa minuta me makinë, por duke përfituar nga trafiku, hajdutët kishin braktisur automjetin dhe ishin larguar në këmbë.

Pas hetimeve nga autoritetet austriake, Punonjësit e Policisë Kriminale Shtetërore të Austrisë së Poshtme kanë mundur të identifikojnë dy hajdutët, që rezultuan të ishin dy shtetas shqiptarë, një 34-vjeçar dhe 37-vjeçar.

Policia austriake gjurmoi për një kohë të gjatë itinerarin e ndjekur nga dy shqiptarët dhe arratisjen e tyre drejt Sllovenisë në dhjetor të vitit 2019.

Pavarësisht aksionit blic në hotelin ku shqiptarët ishin strehuar, në Celica Ljubljana të Sllovenisë, ata kishin arritur të arratiseshin sërish.

Nga nxitimi për të shpëtuar nga policia sllovene, shqiptarët kishin harruar në hotel disa nga mallrat e vjedhura në banesën në Austri, të cilët në sajë të hetimeve sekuestruan nga autoritetet.

I pari që u arrestua mes dy shqiptarëve ishte autori 37-vjeçar. Ai u arrestua në Zvicër më 17 korrik 2022 dhe u ekstradua në Austri më 27 tetor 2022.

37-vjeçari u dënua me tre vjet e gjysmë burg.

Së fundmi, pas 3 viteve në arrati, është arrestuar dhe autori tjetër shqiptar.

34-vjeçari u arrestua në Greqi më 10 tetor 2023 dhe u ekstradua në Austri më 9 nëntor 2023.

Në dëshminë e dhënë para autoriteteve austriake, ai rrëfeu dhe pranoi vjedhjen e bërë në Strengberg dhe aktualisht ndodhet i burgosur në burgun Wiener Neustadt me urdhër të zyrës së prokurorit publik të Wiener Neustadt.

Dyshja thuhet gjithashtu se është përgjegjëse për tre vjedhje të tjera në rrethet Melk dhe Wiener Neustadt. Ata dyshohet kanë vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë rreth 12 mijë euro.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës