Vodhi nën kërcënimin e thikës pikën e 'Kredo.al' në Peshkopi, arrestohet 27-vjeçari
Pika e grabitur e Kredo.al
Jeton Bardhi ka rënë në pranga të policisë pasi vodhi nën kërcënimin e thikës, pikën e Kredo.al në Peshkopi. Policia njofton se 27-vjeçari banues në fshatin Sinë, Dibër, i maskuar ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj brenda institucionit financiar.
'Zbardhet ngjarja e ndodhur në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, ku një shtetas mori një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e thikës. Policia identifikon, lokalizon dhe vë në pranga në kohë rekord, autorin e dyshuar të ngjarjes. Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datën 21.12.2021, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, bazuar dhe në informacione të grumbulluara në rrugë policore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Bazuar në informacionet e mara në rrugë operative nga strukturat hetimore të DVP Dibër u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me DVP Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. B., 27 vjeç, banues në fshatin Sinë, Dibër. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dibër/ Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në rrugët nacionale e rurale, dhjetëra makina të bllokuara (VIDEO)
18 Shkurt, 08:38
-
Peshkopi/ Qëlloi me thikë të riun, arrestohet 32-vjeçari
16 Shkurt, 12:55
-
Dhunoi shefin e Financave, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu! Ja kush do drejtojë spitalin deri në plotësimin e vakancës
14 Shkurt, 15:44
-
Mat/ Plagosja me thikë e nxënësit në shkollën e mesme Baz, Policia: 18-vjeçari i arrestuar nën akuzë për dy vepra penale
14 Shkurt, 11:20
-
Dibër/ I kërkuar për kultivim droge nga Shkodra, 25-vjeçari kapet duke kaluar ilegalisht kufirin! Gjykata i kishte vendosur masën ‘arrest me burg’
14 Shkurt, 09:05
-
Krim brenda në shkollë në Mat! 17-vjeçari plagoset me thikë në orën e Fiskulturës, arrestohet autori! Nxënësi te Trauma
13 Shkurt, 12:33
-
Hidhet vaj në Bypass-in e Murrizit, përplasen disa makina
13 Shkurt, 08:35
-
Ngjarja e paprecedentë në spitalin e Dibrës/ Report Tv zbardh detaje: drejtoresha i shkoi në zyrë shefit të Financës dhe e goditi me shishe në fytyrë
12 Shkurt, 11:01
-
Dibër/ Goditi me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave, nën hetim drejtoresha e spitalit
11 Shkurt, 22:29
-
Dibër/ Tentoi të rrëmbente vajzën e mitur, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar
10 Shkurt, 14:08
-
Dibër/ Plagosja e rëndë zbulon nxjerrjen e inerteve pa licencë në ‘Qafën e Shtamës’, nën akuzë 2 persona! Dy të tjerë hetohen për ndërtim të paligjshëm
8 Shkurt, 13:27
-
Aksident në Fushë-Bulqizë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’
4 Shkurt, 17:49