Një person është arrestuar në flagrancë në Elbasan, pasi akuzohet për disa vjedhje. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë 32-vjeçari Artur Isufi, banues në fshatin Mengel të Elbasanit.
Arrestimi i tij u bë në sajë të një operacioni të koduar “Çantat”. Më 14 shkurt, ai ka vjedhur me forcë çantën e 23-vjeçares E.ZH.. Brenda në çantë ndodhej një celulart tip “Samsung S4” dhe një portofol me 7 mijë lekë të reja.
Sipas policisë, 32-vjeçari ka kryer edhe dy vjedhje të tjera, një më 2i shkurt dhe një tjetër dy ditë më vonë. Konkretisht, ai ka vjedhur një 21-vjeçare dhe një 23 vjeçare.
/Shqiptarja.com