Vodhi para dhe disa bizhuteri në një lokal në Durrës, arrestohet 31-vjeçari! Nën hetim një tjetër

Vodhi para dhe disa bizhuteri në një lokal në Durrës, arrestohet 31-vjeçari! Nën hetim një tjetër

Aneo Gashi, 31-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi vodhi një shumë të konsiderueshme parash dhe disa bizhuteri në një lokal në Durrës.

Burime bëjnë me dije se ai ka vjedhur 380 mijë lekë si dhe sende me vlerë (bizhuteri), në një lokal në lagjen nr. 5, Durrës.

Po ashtu nën hetim është venë edhe Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga Aneo Gashi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë