TIRANË- Një 27-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku ai punonte. 27-vjeçari B. M.,i kishte vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen "Mazreku", Kashar, mirëpo në polici kishte bërë kallëzim të rremë sikur ia kishin vjedhur paratë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen "Mazreku", Kashar, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.
Sipas policisë, ka rezultuar se shumën e parave, 27-vjeçari e ka shpenzuar për lojëra fati.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
te rrofte makinetua, edhe leket ti hengri dhe ne burg te futi, MAKINETOOO
Përgjigju