DURRËS- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, si autor i disa vjedhjeve në qytet si pompa uji, steka cigaresh si edhe dyer të apartamenteve. Në pranga ka rënë 28-vjeçari i identifikuar si S. M., 28 vjeç.
Ai është kapur në flagrancë teksa po vidhte një shtëpi, e ndërsa pas hetimeve të kryera ka rezultuar se është autori edhe i 6 vjedhjeve të tjera.
Uniformat blu kanë bërë me dije se 28-vjeçari ka tentuar që të vjedhjë një pallat të dëmtuar nga tërmeti nga ku banorët ishin larguar, por në rrethana të pazbardhura ende nuk dihen motivet pse ka mbetur një tentativë.
Vjedhjet e kryera nga 28-vjeçari
Më datë 04.01.2020, në lagjen nr. 1, Durrës ka vjedhur disa dyer të banesave në një pallat në administrim të shtetases N. K.
Më datë 15.01.2020, në lagjen nr. 5, Durrës, ka vjedhur një pompë uji, në banesën e shtetasit Gj. N.
Më datë 05.02.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, ka vjedhur 4 pompa uji në banesën e shtetasit S. D.
Më datë 11.02.2020, në lagjen 17/1, ka tentuar të vjedhë në një pallat të dëmtuar nga tërmeti (nga ku banorët ishin larguar).
Më datë 21.03.2020, në një fondacion, në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur pompën e ujit dhe një pajisje me vlerë 12.000 lekë.
Më datë 16.04.2020, në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur 10 pompa uji.
Më datë 25.05.2020,në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur disa steka me cigare, në kioskën në pronësi të shtetases N. F.
Komente









