SHBA - Golden State Warriors u mposht 120-127 në fushën e saj nga Minnesota Timberwolves. Për skuadrën mike u dalluan Julius Randle dhe Rudy Gobert, të cilët realizuan së bashku 51 pikë, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e shkëlqyer të Stephen Curry, që shënoi 39 pikë për Warriors.

Fitore dramatike në sekondat e fundit regjistroi Chicago Bulls, që triumfoi 129-126 ndaj Charlotte. Të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 10 pikë, me Josh Giddey që spikati me 26 pikë.

Philadelphia 76ers mori një tjetër fitore, duke mposhtur 115-105 Indiana Pacers, falë një performance të shkëlqyer të Joel Embiid, autor i 39 pikëve.

Fitore të thellë për Detroit Pistons, që 'shkatërroi' 142-115 Atlanta Hawks, në një ndeshje ku 8 lojtarë të Pistons realizuan mbi 10 pikë. Detroit mban kreun e Konferencës së Lindjes.

Fitore siguroi edhe Dallas Mavericks, që mundi 119-111 Brooklyn Nets, në një përballje ku Anthony Davis ishte protagonist me 24 pikë dhe 14 rebound.

Rezultatet në NBA:

Charlotte - Chicago, 126-129

Detroit - Atlanta, 142-115

Philadelphia - Indiana, 115-105

Washington - Cleveland, 126-130

Memphis - Utah Jazz, 126-130

Dallas - Brooklyn, 119-111

Golden State - Minnesota, 120-127