Autori i vjedhjes së portofolit dhe celularit të mjekes dhe infermieres në spitalin e Gjirokastrës ka rënë në prangat e policisë. Një 47-vjeçar i identifikuar si Roland Beqiraj, banues në Tiranë u arrestua nga policia e Gjirokastrës gjatë operacionit ‘Urgjenca’ dhe rezulton i dënuar disa herë më parë, për vjedhje.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal "Omer Nishani", Gjirokastër, i ka vjedhur infermieres së identifikuar si M. N., portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.
Në datën 14.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal "Omer Nishani", i ka vjedhur mjekes së identifikuar si A. K., portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.