TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka vjedhur dy automjete në Tiranë. Me të dyja makinat e vjedhura ai u përfshi në aksident, ndërsa i riu sipas policisë dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

32-vjeçari Florjan Fejza vodhi një ‘Volksëagen’, në Fushë-Farkë dhe rreth orës 13:30 është përfshirë në një aksident te ish-Uzina e Autotraktorëve. Me marrjen e njoftimit për aksidentin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar të riun në spital. Në rastin e këtij aksidenti, policia e kuptoi se e kishte vjedhur pasi i riu kishte shkuar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës. Gjatë kësaj kohe në polici mbërriti denoncimi që makina ishte vjedhur.

Kur policia u rikthyer për ta pyetur, konstatuan se ishte larguar nga spitali. Vetëm disa minuta më vonë u dha alarmi për një tjetër mjet që ishte vjedhur te Trauma. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ai ka vjedhur një automjet tjetër tip "Ford". Teksa efektivët e komisariatit numër 3 dhe 4, bashkë me Forcat Shqiponja dhe policët rrugor i ishin vënë në ndjekje, 32-vjeçari është përfshirë sërish në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës me makinën e vjedhur te Trauma.

32-vjeçari rezulton se është me sëmundjen e epilepsisë dhe ishte në gjendje të dehur kur ka kryer vjedhjet e makinave. Akoma nuk është pyetur për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve që e detyruan të kryej vjedhjen e makinave.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 32 vjeçarit, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
EMRI/ Ja kush është 32-vjeçari që vodhi dy makina në Tiranë dhe përfshi në aksident

Florjan Fejza është 32-vjeçari që u arrestua pasditen e sotme nga policia, pasi vodhi 2 makina në një hark të shkurtër kohor. Në rastin e makinës së parë me të cilën bëri aksident, policia e kuptoi se e kishte vjedhur pasi kishte shkuar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës. Gjatë kësaj kohe në polici mbërriti denoncimi që makina ishte vjedhur. Kur policia u rikthyer për ta pyetur, konstatuan se ishte larguar nga spitali. Vetëm disa minuta më vonë u dha alarmi për një tjetër mjet që ishte vjedhur te Trauma. Në ndjekje shkaktoi një tjetër aksident në autostradë. 32-vjeçari rezulton se është me sëmundjen e epilepsisë dhe ishte në gjendje të dehur kur ka kryer vjedhjet e makinave. Akoma nuk është pyetur për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve që e detyruan të kryej vjedhjen e makinave.