Vogëlushi, që Zoti i "pikturoi"
Kosovën dhe flamurin në sy

SHBA - Valerian Osmani nga Fushë Kosova është një vogëlush çapkën, si gjithë bashkëmoshtarët e tij, por ndryshe nga ata, është i veçantë.

Djaloshi nuk është i vetëdijshëm për këtë fakt, por të tillë e bëjnë sytë e tij. Në syrin e tij të djathtë ka një hijezim, që ngjan me hartën e Kosovës, ndërsa në të majtin - një hijezim që ngjan me shqiponjën dykrenare, simbolin tonë kombëtar.

Valeriani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me prindërit e tij, ndërsa pushimet verore i kalon në Kosovë tek dajat e tij.

Kanë qënë pikërisht prindërit e vogëlushit, që e kanë parë këtë dhuratë të Zotit në syte e fëmijës së  tyre dhe,  në një intervistë për “Klan Kosovën” e ëma e tij tregon momentet kur zbuluan veçantinë në sytë e vogëlushit.

Nëna e Valerianit shprehet se fillimisht u përballën me mosbesimin dhe çudinë e të gjithëve kur rrëfyen për këtë veçanti të të birit.

Më tej, ajo shtoi se ndoshta ky fakt ka lidhje, sepse familja e tyre është shumë e lidhur me trojet e të parëve, aq sa ata refuzojnë t’i kalojnë pushimet në të tjera vende përveç Kosovës.

valerian
valerian osmani
 (Në foto: Vogëlushi Valerian Osmani me sytë e veçantë)

Redaksia online
(eb/arsh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua