Vogëlushja indiane e
“burgosur” në kokën gjigande

Imazhe tronditëse të një vogëlusheje me një deformim të rëndë në kokë vijnë nga India. Roona e vogël 18-muajshe vuan nga një sëmundje, e cila bën që madhësia e kokës së saj të kalojë përmasat normale.

vogelushja indiane

Kjo gjendje i shkakton vogëlushes dhimbje të forta koke, zbehje të shikimit dhe rrjedhimisht dëmtime në tru. Babai 26 vjeçar i Roonës, i cili punon në një fabrikë tullash është shprehur se nuk ka mundësi financiare për të paguar ndërhyrjen kirurgjikale, që do të mund të shëronte vogëlushen.

vogelushja indiane

E vetmja gjë që familja e saj mund të bëj është të kujdeset që vajza që qëndrojë në kushte sa më të mira, ndërkohë që shohin sesi sëmundja e saj përkeqësohet ditë pas dite.

vogelushja indiane

Ekspertët janë shprehur për një operacion, i cili zgjat vetëm 30 minuta, por pa një ekzaminim të detajuar të rastit të saj është e vështirë të jepen përcaktime. Ndërkohë politikat sociale e sidomos në lidhje me shëndetësinë në vend kanë dështuar.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti