Një vajzë e vogël mundi të mbijetojë pas një jave të tërë pa ushqim apo ujë, pasi gjyshja e saj kishte vdekur ndërsa kujdesej për të. Brier Rose Ineichen, 15-muajshe, u gjet e dehidratuar në djepin e sak, pasi policia shkoi të kontrollonte mirëqenien e saj.
Mamaja e vogëlushes, Tracy Ineichen ishte futur në burg prej më shumë se një muaji dhe nuk kishte folur me mamanë e saj Annette Ineichen, qysh prej 7 Nëntorit. 28-vjeçarja i kërkoi të dashurit të saj, Anthony Waldo, të shkonte të shihte nëse gjërat ishin në rregull, pasi nuk ishte lidhur dot me numrin e së ëmës.
Waldo shkoi në shtëpi, në Maryville, Tennessee rreth orës 1:30 të mesditës gjatë së Shtunës dhe e gjeti derën e oborrit të mbyllur, por derën e brendshme të shtëpisë të hapur. Siç është shënuar në raportin e policisë, ai mundi të shohë nga dritarja vogëlushen e shtrirë brenda në djep, që qante me duart e shtrira lart.
Ai telefonoi policinë dhe më pas të dashurën e tij, mamanë e foshnjes, e cila i tha të hyjë me forcë në shtëpi. Vajza e vogël ishte shumë e dobët, mbante era urinë dhe ishte enjtur nga buzët. Policia shkoi në vendngjarje, hyri me forcë në banjë ku gjetën trupine pajetë të 58-vjeçares Annette Ineichen.
Vajza e vogël u dërgua menjëherë në spital ku u mjekua për dehidratim dhe kequshqyerje. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së gjyshes së vajzës, po mendohet se ka ndodhur për arsye shëndetësore, raporton DailyMail.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com