AFGANISTAN - Kirurgët në Afganistan kanë kryer një operacion për të shpëtuar jetën e një vogëlusheje një kishte lindur me një kokë ekstra.

Vogëlushja Asree Gul nga qyteti i Xhalalabad kishte një pjesë shtesë bashkangjitur me lëkurën e kokës së saj. Mjeku i cili operoi vogëlushen tha se "nëna e saj lindi dy vajza binjake.

Njëra gëzon shëndet të plotë, kurse tjetra kishte një anomali. Ajo kishte një pjesë shtesë ngjitur në kokën e saj".

Mjekët besojnë se pjesa e anomalisë së vajzës dy muajshe ishte pjesë e një fëmije të tretë, por që nuk arriti të zhvillohej si duhej në mitër.

Asree Gul

Kirurgët gjithashtu thanë se operacioni ishte i vështirë për shkak se enët e gjakut ishin bashkangjitur në kokën ekstra të vogëlushes.

Operacioni për shpëtimin e jetës së vajzës 2 muajshe u krye falas nga mjekët, pasi prindërit e saj nuk kishin mundësi financiare për ta përballuar.


(v.gj/shqiptarja.com)