Një djalë 2-vjeçar është parë duke pirë qumësht nga një qen shtatzënë, pranë një servisi makinash. Skena tronditëse u pa nga një kalimtar i rastit, i cili njoftoi policinë.

Efektivët e policisë nxituan në vendngjarje dhe e dërguan vogëlushin e zhveshur në spitalin rajonal të Dr. Juan Noé në Kili.

Pas një sërë analizash, vogëlushi rezultoi i kequshqyer, kishte parazitë dhe një infeksion në lëkurë. Mjekët besojnë se qumështi i gjirit të qenit mund t’i ketë shpëtuar jetën djalit.

Në një intervistë për Star of Arica, efektivi Diego Gajardo tha se djali i vogël kishte shfaqur shenja të qarta braktisjeje. Sipas fqinjëve, ndërsa vogëlushi ishte i shtruar në spital, nëna e tij kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe të pavetëdijshme.

Ajo nuk është arrestuar pasi djalit nuk i ishin gjetur shenja dhune nw trup dhe mbetet ende e paqartë se ku ka qenë babai i djalit kur ka ndodhur ngjarja.

2-vjeçari është lënë nën kujdesin e një qendre për mirëqenien e fëmijëve.
kili
kili
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)