Vogëlushja shqiptare transplant
tre organeve njëkohësisht

Vogëlushja shqiptare transplant <br />tre organeve njëkohësisht
MIAMI- Në një spital të Miamit në Florida, mjekët pediatër kryehen operacionin e parë në botë për transplantimin njëkohëshit të tre organeve - mëlçisë, pankreasit, dhe veshkave tek një fëmijë.

Pacientja është shqiptarja 6 vjeçare Angela Bushi, e prekur nga sindromi Wolcott-Rallison (WRS), thuhet në një komunikatë për shtyp të Shkollës Mjekësore Miller të Universitetit të Miami-it. Sindromi Wolcott-Rallison shfaqet me probleme të shumta, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, diabet, mosfunskionim të veshkave, probleme të kockave dhe të rritjes, infeksione të përsëritura, dëmtime të intelektit. Për shumicën e fëmijëve të prekur nga ky sindrom, sëmundja rezulton në vdekje.

Për fat të mirë, për 6-vjeçaren Angela Bushi, mjekët në spitalin e fëmijëve Holtz dhe Shkollën Mjekësore Miller në Universitetin e Miamit, ishin në gjendje të diagnostikojnë gjendjen e saj para se shumë prej komplikimeve t'i merrnin jetën. Dhe më e rëndësishmja, mjekët arritën t'a sigurojnë jetën e saj me një transplantim të kombinuar të veshkave, mëlçisë dhe pankreasit, duke ruajtur shëndetin e organeve të tjera.

Në komunikatë thihet se ky lloj transplantimi nuk është i pari për një fëmijë, por është hera e parë në botë që transplantimi është përdorur për të trajtuar sindromin Wolcott-Rallison. Qendra të tjera klinike e spitalore janë përpjekur për transplantimin e mëlçisë për fëmijët me këtë sindromë, por kanë hequr dorë për shkak të shqetësimeve rreth komplikime me organet e tjera. Nga transplantimit i 3 organeve njëherësh, ndërlikimet u minimizuan dhe rasti i Angela Bushit ka dhënë një shans për fëmijët e tjerë me këtë sëmundje të rrallë, që të mund trajtohen në të njëjtën mënyrë.

Angela u lind e shëndetshme, por u prek nga diabeti kur ishte 1 vjeç. Në shtator të vitit 2011 - në moshën 5 vjeçare - tek Angela filluan të shfaqeshin simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe pastaj ndodhi dëmtimi i mëlçisë.

Vetëm disa muaj më herët, Angela kishte humbur motrën e saj 18 muajshe, Alicia Bushi. e cila gjithashtu kishte zhvilluar simptoma si të gripit që çuan në mosfunksionimin fatal të mëlçisë.

Në Spitalin e Fëmijëve Holtz-së, Dr Olaf Bodamer, drejtor i programit të pediatrisë gjenetike, arriti t'a diagnostikojë Angelan me sindromin Wolcott-Rallison, një sëmundje tepër e rrallë - vetëm rreth 60 raste të raportuara në të gjithë literaturën mjekësore. Një ekip i përbërë nga një gastro-enterologisti, Dr Jennifer Garcia, dhe kirurgët Drs. Andreas Tzakis dhe Akin Tekin, dhe ekipet e kujdesit kritik në Spitalin e Fëmijëve Holtz, zhvilluan së bashku një plan novator në mënyrë që Angela të mos pësonte fatin e motrës së saj.

Angela u vendos në listën e personave që kanë nevojë për transplantim, dhe më 29 dhjetor 2011, ajo iu nënshtrua operacionit për transplantimin e kombinuar të mëlçisë, veshkave dhe pankreasit, Ky është operacioni i parë i kombinuar në botë tek një fëmijë.

Rimëkëmbja e Angelas pas operimit nuk ishte e lehtë, por më 23 shkurt, 2012, ajo doli nga spitali Holtz dhe nuk ka më nevojë për trajtim me insulinë. Angela Bushi dhe familja e saj tani jetojnë në Jacksonville të Floridës.
(sg/voa/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza