“Të drejtat e grave në Shqipëri janë të rrezikuara. Qeveria në Tiranë në shkelje flagrante me ligjin e nëpunësit civil, ka përzënë nga puna për shkaqe politike mbi 7000 profesionistë, gjysma e tyre janë gra dhe vajza, mes tyre nëna kryefamiljare, gra rome dhe familjarë të ish të përndjekurve politikë gjatë regjimit Hoxha. Gjykata Kushtetuese rrëzoi skenarin e Kryeministrit Rama për spastrimin e administratës nga profesionistët dhe zëvendësimin me militantë dhe familjarë të oborrit kryeministror, por revanshi i qeverisë nuk ka të ndalur”, theksoi Albana Vokshi.
Në vazhdën e akuzave kundër qeverisë, deputetja e Partisë Demokratike i paraqiti Forumit të Përgjithshëm të Grave Popullore Europiane theksoi edhe çështjen e dorëheqjes së mandateve të gjashtë grave deputete. Sipas Vokshit, gratë deputete të mazhorancës janë kërcënuar dhe për këtë, ato kanë dhënë dorëheqjen nga mandati i përfituar për shkak të dorëzimit të postit të deputetit nga ana e ministrave të qeverisë. Deputetja demokrate ka akuzuar se mazhoranca po tenton të fusë “të fortë” në Kuvend.
Shkrimi u publikua sot (8.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)