Vokshi akuza të forta nga Franca:
Vota u ble, votuesit u kërcënuan

Është mbajtur në Nice të Francës Akademia e Forumit të Grave të Partive Popullore Evropiane, nën kujdesin e Presidentes Doris Pack.

E pranishme në këtë forum ka qenë dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi. 

Deputetja e PD deklaroi se votimi i shqiptarëve u minua nga fenomeni i shit-blerjes së votës, ndikimit të krimit të organizuar dhe përdorimit të pushtetit nga qeveritarët.

“Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit 2017 u zhvilluan në një atmosferë dhune e presioni të vazhdueshëm, ndërsa Partia Demokratike ishte në aksion për të siguruar lirinë e votës. Paratë e drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale devijuan vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Devijimi i dhunshëm i votës në Shqipëri mund të ketë pasoja fatale për demokracinë. Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama  me rekorde korrupsioni, me mbështetjen dhe të lidhur me trafikantë të drogës dhe organizata kriminale, nëpërmjet varfërimin e popullatës dhe në shkelje të të Drejtave të Njeriut, bleu rezultatin e zgjedhjeve, kërcënoi dhe trembi votuesit. Për herë të parë, OSBE/ODHIR, në raportin final për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, shpreh qartë shqetësimin e madh për parregullsitë e vërejtura që ndikuan direkt në shtrembërimin të rezultatit zgjedhor: vota u ble, votuesit u kërcënuan! ‎E gjitha kjo favorizuar edhe nga kontrolli i pothuajse të gjitha mediave nga ana e pushtetit dhe në përndjekjeve të gazetarëve. Këtë të enjte, Kryeministri bllokoi të gjitha televizionet të transmetonin edhe punimet e Parlamentit, një histori e paprecedentë në censurim të hapur të së drejtës për informim dhe lirisë së gazetarëve”, tha Vokshi.

vokshi france
(Albana Vokshi në Forumin e Grave të PPE)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës