Vokshi: Beqaj, i dyshuari kryesor 
 për skemën e recetave false

Vokshi: Beqaj, i dyshuari kryesor <br /> për skemën e recetave false
Partia Demokratike thirri sot në një interpelancë Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, me qëllim sipas deputëtëve demokratë vënien para përgjegjësisë së llogaridhënies Beqajn që ka abuzuar me fondet publike në shëndetësi.

Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se shëndetësia është nën thundrën e mafies së klaneve pranë qeverisë, që i ka lënë spitalet në mëshirë të fatit pa alkool, barna, age, fasho, dizinfektues, doreza, sapun, ujë, e plot materiale të tjera bazike.

Qendër e debatit u bë skema e recetave false të ilaçeve të rimbursuara, në lidhje me të cilën Ministri Beqaj u shpreh më parë në interpelancë se është dërguar në Prokuroi një Akt-Kontroll i Njësisë së Kontrollit të Brendshëm në Kryeministri.

Por Vokshi deklaron se Beqaj gënjeu në Parlament sepse ky raport nuk është dërguar ende në prokuroi. Sipas saj në prokurori  është dorëzuar vetëm një kallëzim nga FONDI  ku janë paditur vetëm katër farmaci të selektuara.

“Ministri gënjeu për dorëzimin në Prokurori të akt – kontrollit të Njësisë së Kontrollit të Brendshëm në Kryeministri për skandalin e recetave. Burime në prokurori konfirmojnë se kallëzimi i dorëzuar nga Fondi është një kallëzim i shoqëruar mbi një relacion shpjegues dhe ku janë paditur 4 farmaci (sigurisht të përzgjedhura që mos të prishnin shumë punë). Në prokurori nuk është dorëzuar, ashtu siç u pretendua kaq ditë nga ministri, AUDITI I KM, që është dhe pikënisja e skandalit dhe që është auditi që ka zbuluar shkelje të rënda edhe implikime të zyrtarëve të lartë në Fond. Prokuroria, vetëm dje ka kërkuar tërheqjen e auditit të plotë. Pra ALIBIA Juaj z. Ministër bije poshtë”, tha Vokshi

Deputetja demokrate ritheksoi akuzat e saj duke e cilësuar ministrin si të dyshuarin kryesor të skemës abuzive, pasi përndryshe "nuk do të lejonte tentativën për manipulimin e hetimeve duke orientuar prokurorinë tek disa farmaci "koka-turku" dhe duke mbajtur të fshehur AUDITIN E KM për prokurorinë", shtoi Vokshi.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë