Vokshi denoncon arrestimin e Salianjit në forumin e grave të Partisë Popullore Europiane

Vokshi denoncon arrestimin e Salianjit në forumin e grave të Partisë Popullore Europiane

Deputetja e PD, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht zëvendëspresidente e EPP Women, Albana Vokshi në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që mbajti Akademinë e Vjeshtës në Marakesh të Marokut komentoi burgosjen e deputetit të PD Ervin Salianji.

Vokshi e ka cilësuar burgosjen e tij si politike.

“Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të Brendshëm. Mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”, u shpreh Vokshi.

Vokshi theksoi se Shqipëria ka tre probleme kryesore: korrupsionin madhor të qeverisë, mungesën e shtetit ligjor dhe kontrollin politik të drejtësisë dhe largimin masiv të shqiptarëve.

“Në 10 vitet e fundit, janë larguar nga vendi mbi 1 milion shqiptarë, 75% e tyre në moshën më aktive, nën 40 vjeç dhe të formuar në profesionet e tyre, mjekë, infermierë, inxhinierë, IT. Ata nuk shohin një të ardhme, sepse vendi ka një problem madhor. Ka korrupsion në çdo qelizë të shtetit dhe qeveria është e lidhur me krimin e organizuar, i cili kontrollon ekonominë. Largimi i pjesës më aktive të shoqërisë, mungesa e llogaridhënies nga qeveria, e cila qendron në pushtet me votën e blerë nga krimi dhe korrupsioni, ka bërë që shoqëria të ulë rezistencën e saj ndaj keqqeverisjes”, tha Vokshi.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salihakeja: 29/09/2024 21:54

    Ne forum te grave "burrin"Salijani,e çuditshme d.m.th nga Tushet dhe shpellaret çdo gje pret. Ku e lame Salijane,ne burg me sapune e dhjame.

    Përgjigju
  • KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/09/2024 20:22

    Kryehajdutja e partis wc pd gruaja me fytyr burri tē shēmtuar Albana Vokshi po bēn ankes pēr Flliqsirēn Salinjan. Kodoshin e Shegēs qē sajonte histori tē pa vērteta e dēmtonte njerzit pēr pērfitime politike. E kjo thith lopa Albana thot nuk quhet sduhet tē shkoi nē burg. Kur shkoin nē burg krahu PS kto thon drejtēsia u vu. Kur dēnohet njē nga partia wx pd kta nuk len gjē pa shar. E pabesushme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar