Opozita vijon të kërkojë shtyrjen e komisionit hetimor të Sterilizimit. Deputetja Ina Zhupa u shpreh se është kërkuar data 15 dhjetor si data finale e punimeve të komisionit, pasi sipas saj 14 nëntori nuk mund të jetë data finale sipas mazhorancës.
Kryetarja Vokshi thotë më tej se ky komision mund të jetë dhe pa afat pasi duhet të dëshmojnë ata dëshmitarë që ata thërrasin. Sakaq, deputeti socialist Petro Koçi ironizoi atë që u tha më herët në Komision se kryetarja Albana Vokshi është mbi palët aty.
Zhupa: Raporti do duhet të diskutohet në këtë komision dhe pastaj të çohet në seancën plenare. E keni shtyrë dy herë, një herë kur nuk ishte opozita dhe një herë kur shkuat të shikonit kampionatin.
Na thoni një datë, ndoshta data 15 dhjetor është propozimi jonë.
Vokshi: Kemi protokolluar kërkesën për thirrjen e Edi Ramës në komision dhe thirrjen e Vilma Nushit. Shpresoj që mazhoranca të rreshtohet në kahun e duhur të historisë që të bëhet transparencë për dy koncesionet më abuzive. Kemi kërkuar nga konferenca e kryetarëve për shtyrje të komisionit, shtyrje pa afat derisa të ezaurohet lista e dëshmitarëve. Dëshmitarët duke ditur një afat shtrohen në spital, marrin raporte fallco.
Koçi: Perla e ditës deklarata që kryetarja e komisionit ishte mbi palët. Pas çdo diskutimi të deputetëve socialistë ndërhyn kryetarja dhe i jep fjalën një anëtari të opozitës. Kryeperla ishte ajo që ish ministri Beqaj nuk është dëshmitari kryesor për këtë proces. Kjo rrëzon me dhjetëra deklarata me thirrje kundër korrupsionit derisa Beqaj nuk ishte marrë në arrest. Ky komisioni nisi me agjendë partiake dhe mbeti procesi i tillë pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta futur në hulli ligjorë. Vlerësoj në mënyrë të sinqertë zoti Ndreca. Kërkoi kalimin nga proces partiak në proces ligjor.
Lajmi kryesor:
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
12 Dhjetor, 15:22
-
Tenderi i rikonstruksionit të 4 komisariateve, shtyhet seanca paraprake për Plarent Ndrecën
11 Dhjetor, 13:22
-
‘Mos ia jep më fjalën, po na flet me cinizëm’, plas 'sherri' tek 'Shëndetësia' mes demokratëve dhe deputetit socialist pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci (VIDEO)
10 Dhjetor, 14:14
-
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
5 Dhjetor, 17:50
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
Mbesa e Albana Vokshit 'dorëhiqet' nga kompania e të ëmës me 1 punëtor e fitim 629 milionë lekë në vit, ditën e denoncimit në media
3 Dhjetor, 19:22
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
18 Nëntor, 15:04