TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i ka dërguar një letër publike kreut të AKEP, Ilir Zela, të cilit i ka kërkuar që të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe publikimin e nipt-it.
Sipas kryetares së Komisionit të Medias, urdhëri është antikushtetues dhe i paligjshëm, në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike.
Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore - siç është liria e shprehjes dhe e medias - përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.
Albana Vokshi, deputete e PD-së
Postimi i plotë në Facebook i Albana Vokshit:
URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR
Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:
- në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
- në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.
Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore - siç është liria e shprehjes dhe e medias - përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.
Letra e Albana Vokshit për kreun e AKEP, Ilir Zela
Ditën e djeshme, ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetja Grida Duma, ato që kundërshtuan nismën e qeverisë për regjistrimin e portaleve.
C’pune ka kjo? Kush eshte kjo qe jep rushers. Shko në parlament ti zonje dhe fol atje ku merr rrogen e majme.
Përgjigju