Kreu i AKEP: Nëse do zbatonim ligjin portalet do ishin mbyllur, Duma: Me këtë vetëdeklarim shkarkoheni nga detyra

Kreu i AKEP: Nëse do zbatonim ligjin portalet do ishin mbyllur, Duma: Me këtë vetëdeklarim shkarkoheni nga detyra

Kreu i AKEP-it, Ilir Zela dhe Grida Duma

TIRANË- Pas reagimit kundër të kreut të PD-së, Lulzim Basha, të nismës së qeverisë për regjistrimin e portaleve, një reagim ka ardhur nga kreu i AKEP-it, Ilir Zela.

Në reagimin e tij, Zela “këshillon” Bashën që të shohë punën e tij duke e cilësuar deklaratën e tij si të papjekur pasi sipas tij AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjë portal sepse po ta kishte këtë synim do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues.

Zoti Basha, ju sugjeroj te shikoni punen tuaj e cila uroj t’ju shkoje me mire, e jo te perqendroheni ne perçmimin e punes se te tjereve. AKEP-i nuk synon te mbylle asnje media online, sepse po ta kishte kete synim do te mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me voten tuaj, per te mbyllur nje pjese te madhe te tyre. 

Ilir Zela, kreu i AKEP-it

Më tej, Zela sqaron se AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjë media online por kërkon të formalizojë ato duke sjellë si shembull edhe mediat online në Itali, të cilat janë të pajisura me NIPTIN identifikues.

Reagimi i plotë i Ilir Zela:

Zoti Basha, ju sugjeroj te shikoni punen tuaj e cila uroj t’ju shkoje me mire, e jo te perqendroheni ne perçmimin e punes se te tjereve. Perkundrazi. Deklarata juaj per AKEP eshte ne rastin me te mire e papjekur, ndersa ne rastin me te keq gjejani vete emrin. 
AKEP-i nuk synon te mbylle asnje media online, sepse po ta kishte kete synim do te mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me voten tuaj, per te mbyllur nje pjese te madhe te tyre. 
Por jo, AKEP-i synon te ndihmoje formalizimin e te gjitha portaleve online dhe kerkesa per vendosjen e NIPT-t ne seksionin KONTAKT te faqes ëeb, buron nga ligji jo nga ndonje synim i erret i AKEP. Per ta lehtesuar kete shpjegim, une ju ftoj ju dhe kedo qe deshiron, te klikoje nje cfaredo media online ne vendin fqinj, Itali. Aty do te gjeni NIPTIN identifikues, qe nuk eshte nje damke censure po nje karte identiteti e veprimtarise ekonomike. Dhe po zoti Basha, cdo media online (perjashto Blogjet individuale) eshte nje entitet tregtar dhe jo nje frengji nga ku persona te paidentifikuar qellojne, pa treguar as burimet e financimit e madje duke ofruar edhe hapesira per reklama tregtare apo shitje te natyrave te tjera. 
AKEP eshte pergjegjes ne punen e tij para Kuvendit te Shqiperise dhe ballafaqohet me sfida te shumta ne veprimtarine e tij, per te cilat ka merituar dhe meriton mbeshtetjen e vazhdueshme te deputeteve te te gjitha kraheve, dhe cfare eshte me e rendesishmja te publikut te gjere. Ndaj edhe ne kete ceshtje ju ftoj te na mbeshtesni dhe jo te na pengoni. Sjell ne vemendjen tuaj, se fundmi AKEP me perkrahje te plote publike i rishikoi rregullat e regjistrimit te domaineve me synimin e vetem mbrojtjen e perdoruesve te tyre nga abuzimet. Identifikimi i poseduesve te emrave te domaineve eshte nje pergjegjesi ligjore e AKEP.
Prandaj zoti Basha, shikoni punen tuaj dhe nese nuk e ndihmoni dot te pakten mos e sulmoni e shantazhoni AKEP-in. Sepse AKEP-i eshte nje institucion i ligjshmerise dhe shtetit te se drejtes, jo nje vegel qorre sic qorrazi e etiketoni ju.

17:50/ 'Portalet'/ Grida Duma: Mjafton vetëdeklarimi që kreu i AKEP të shkarkohet menjëherë nga detyra

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PD-së, Grida Duma është kapur në një fjali të reagimit të Zelës, i cili shprehej se “..po ta kishin qëllim do të mjaftonte zbatimi i ligjit”.

Duma shkruan se kjo do të thotë se për më shumë se 5 vjet AKEP nuk e ka zbatuar ligjin dhe se vetëm ky vetëdeklarim mjafton që drejtuesit e AKEP-it të shkarkohen menjëherë.

AKEP-i që vetëdeklaron që nuk ka bërë punën prej vitesh dhe se nuk i shërben ligjit por Ramës paska dhe fuqi t’i tregojë opozitës se si të bëjë punën!

Grida Duma, deputete e PD

Reagimi i plotë i Grida Dumës:

Mjafton vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen menjëherë nga detyra!

Në reagim Drejtori i AKEP deklaron që nuk e kanë qëllim të kërcënojnë mediat se: “..po ta kishin qëllim do të mjaftonte zbatimi i ligjit”; pra AKEP mashtron, shantazhon publikisht mediat dhe në fund vetëdeklaron që nuk ka zbatuar as ligjin.

Po pse nuk i ka mbyllur nëse kështu e kërkon ligji?! Përse sakrifikojnë të shkelin ligjin zyrtarët e AKEP? Ka vetëm një arsye që i jep përgjigje; sepse i vlejnë më shumë ti kenë të shantazhueshëm!

Për më shumë se 5 vjet AKEP nuk paska zbatuar ligjin dhe tani nis raprezaljen e formalizimit sapo Kryeministri po i tund mediave ligjin e censurës. Është e qartë, Kryeministri dikton ata turren në raprezalje. Është rrjedhimisht e pranuar që po veprojnë si Policia e Mendimit të Ramës.

Por a është vetë AKEP një shpifës që paguhet nga taksat e shqiptarëve?! A ka shpifje më të pastër se të kesh dokumentat e portaleve por të botosh listën e portaleve të “pa formalizuara” duke i lincuar dhe dëmtuar publikisht vetëm për të bërë policin e Ramës.

A quhet kërcënim të linçosh dhe nxjerrësh fletërrufe publike për portalet pa i dërguar shkresë zyrtare secilit, ndërkohë që shumica paraqitën dokumentat e formalizimit.

AKEP-i që vetëdeklaron që nuk ka bërë punën prej vitesh dhe se nuk i shërben ligjit por Ramës paska dhe fuqi t’i tregojë opozitës se si të bëjë punën!

Askush dhe për asnjë arsye nuk do amnistohet me iluzionin se ka mbrojtje politike. AKEP do të mbajë përgjegjësi si polici e paligjshme e mendimit dhe si shantazhese de fakto e fjalës së lirë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!