Vokshi në PPE: Rama shantazh
mediave, po kërcënon gazetarët
Albana Vokshi, deputete e PD dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj mediave dhe gazetarëve për të fshehur skandalet e drogës dhe korrupsionit.
Albana Vokshi, deputete e PD dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj mediave dhe gazetarëve për të fshehur skandalet e drogës dhe korrupsionit.
Vokshi ka informuar Forumin e Gruas së Partitë Popullore Europiane rreth përkeqësimit të Lirisë së Medias në Shqipëri, ndërsa ka bërë të ditur se përgjimet e antimafias italiane provojnë blerjen e zgjedhjeve të 25 qershorit nga Rama.
”Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës”, tha Vokshi në takimin e Berlinit, ku Forumi i Grave të PPE i kërkoi Komisionit Europian të mbështesë lirinë dhe pavarësine e medias.
Vokshi theksoi se përgjimet e Anti-mafias italiane, ku implikohet ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe fushata elektorale e PS, faktojnë blerjen e rezultatit zgjedhor në qershor 2017. Përgjimet e anti-mafias italiane, tha Vokshi në fjalën e saj, vërtetuan denoncimet disa vjeçare të PD si dhe raportet e OSBE-ODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale.
“Për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, Kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes”, tha Vokshi. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, kërkoi nga Forumi i Gruas së PPE të reagojë ndaj përkeqësimit të lirisë së medias. Në këtë takim, përvec Kryetares Doris pack, ishte edhe Dunja Mijatovic, eksperte për të Drejtat e Njeriut dhe Lirinë e Medias, e cila ka mbajtur deri ne 2016-ën postin e Shefes së OSBE për Lirinë e Medias.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18