Vokshi në Kukës: Pushteti po nxit
industrinë e drogës dhe të plehrave

Vokshi në Kukës: Pushteti po nxit<br />industrinë e drogës dhe të plehrave
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka organizuar një takim në qytetin e Kukësit ku ishin të pranishëm deputetja Albana Vokshi, Sekretarja e përgjithshme e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane, Hillie van de Streek, Lirije Kajtazi, deputete e Kosovës si dhe kryetari i bashkisë së qytetit Bashkim Shehu.
 
Në fjalën e saj Vokshi është shprehur se qeveria është duke nxitur industrinë e drogës, seksit dhe plehrave.
 
“Parlamenti votoi një ligj të rrezikshëm për mbetjet. Por në kompanitë e riciklimit në Shqipëri kanë shumë problematika të shfrytëzimit te punës ne punë të rënda. Pushteti po nxit industrinë e drogës, seksit dhe plehrave. Por kjo nuk mund të pranohet dhe duhet të ketë një reagim të fortë të qytetarëve për të ndalur shkatërrimin e rendit demokratik në Shqipëri. Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka nisur debatin publik në të gjithë vendin, për të sensibilizuar gratë dhe nënat për këtë rrezik që po i afrohet vendit, për të mbrojtur familjet. Trafikantët po lejohen të na kërcënojnë fëmijët dhe familjet tona, ndaj dhe gratë nuk duhet të heshtin, por duhet të veprojnë bashkë kundër kësaj zgjedhe”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryebashkiaku Shehu është shprehur se kryeministri ka diskriminuar bashkitë e djathta, ku sipas tij në to është investuar vetëm 2% e buxhetit.
 
“Bashkitë e djathta kanë një përqindje shumë të vogël, 2 % të buxhetit. Në takimin e fundit në Dibër, Kryeministri diskriminoi bashkitë e djathta, nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo situatë në këto vite të pluralizmit. Bashkitë nuk e kanë kapacitetin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Por propaganda e qeverisë vazhdon në stilin komunist. Asnjë buxhet nuk ka për riciklimin e mbetjeve dhe Qendrat e Banuara rrezikojnë të rrethohen nga pirgjet e mbeturinave”,
ka deklaruar Shehu.
 
Sekretarja e përgjithshme e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane, Hillie van de Streek u shpreh se qeveria shqiptare duhet të jetë e ndjeshme për çështje që lidhen me ambientin.
 
“Qeveria e Shqipërisë nuk po i del për zot detyrave të saj në shërbim të qytetarëve. Ne duhet të ndërhyjmë për ta detyruar qeverinë te tregojë përgjegjshmëri për çështje të ndjeshme që lidhen me ambjentin. Ju keni presion nga pushteti qendror i cili ju frustron dhe nuk ju ndihmon të kapërceni keto sfida. Ne po shikojmë situata shfrytëzimit të fëmijëve dhe grave për punë të rënda si të ishim në shekullin e 19-të. Ne do të bëjmë çmos për t’iu dhënë ndihmë përmes organizatave europiane për të ndihmuar në projekte të përbashkëta për mjedisin”, ka thënë ajo.
  
Ndërsa deputetja e parlamentit të Kosovës, Lirije Kajtazi është shprehur se mes grave të dy shtetve duhet të ketë aleanca të forta që luftojnë për të drejtat.
 
“Ne jemi një familje politike dhe mendoj se duhet të kemi aleanca më të forta mes grave për të luftuar kundër aleancave që po kërkojnë të prishin themelet e demokracisë. Në Shqipëri po ndodh një riciklim i monizmit dhe po has një vështirësi në arritjen e mirëqenies se qytetarëve. Kosova ka vështirësi, por jo në nivelet e Shqipërisë. Keto takime na nxjerrin me iniciativa me veprime të përbashkëta për të mbrojtur familjet në këtë tranzicion të gjatë”,
ka thënë Kajtazi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas