Vokshi nis fushatën me gratë: Mos
lejoni mbetjet dhe drogën në shtëpi

Vokshi nis fushatën me gratë: Mos<br />lejoni mbetjet dhe drogën në shtëpi
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka nisur debatin publik për sensibilizimin e grave dhe vajzave për rrezikun që sipas tyre sjell importi i mbetjeve.

Kryetarja e LDGSH/së, deputetja Albana Vokshi gjatë takimeve në Krujë tha se gratë dhe nënat duhet të ndalojnë planet e Edi Ramës për t’iu cuar në prag të shtëpisë; mbetjet dhe drogën.

 ‘'Rritja e numrit të grave të prekura nga tumoret në Krujë për shkak të ndotjes nga mbetjet është tronditëse. Rama i kapur nga mafia votoi ligjin për importin e mbetjeve të rrezikshme. Shqipëria e mbushur me drogë dhe plehra përbën rrezik për cënimin e demokacisë. PD dorëzoi në Parlament firmat për referendum për t’i thënë ‘Jo’ hyrjes në Shqipëri të mbetjeve të rrezikshme. Strukturat e Lidhjes Demokratike të Gruas bashkë me forumet simotra të partive aleate kanë nisur debatin publik për sensibilizimin e grave dhe vajzave. Duhet t’i shpjegojmë qytetarëve rrezikun e importit të mbetjeve dhe mbjelljes së drogës që këtu në Krujë e gjen edhe në oborret e shtëpive. Të bisedojmë me gratë, me nënat për të mos lejuar vrasjen e fëmijëve tanë dhe shkatërrimin e rendit shoqëror’', deklaroi në Krujë, Kryetarja e LDGSH/së, Albana Vokshi .

Ndërkohë edhe përfaqësuesja e lartë e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane Hillie van de Streek e quajti cinike stimulimin e mbjelljes së hashashit dhe propogandën e qeverisë për legalizimin e prostitucionit.

''Qeveria po tregon paaftësi për të menaxhuar territorin. Është cinike stimulimi që i bën qeveria juaj mbjelljes së hashashit dhe legalizimit të prostitucionit. Ajo nuk po e bën detyrën e saj dhe ju duhet t’i kërkoni llogari se pse po e vonon integrimin e vendit në BE. Ju thatë se në Krujë shkaqet kryesore të rritjes së numrit të grave me kancer janë mbetjet dhe ju duhet ta adresoni këtë kërcënim serioz për jetët tuaja. Forumi i Gruas së Partive Popullore Europiane mbështet dhe përgëzon Kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi për për një axhendë rajonale për gratë. Ju duhet të aktivizoheni për të ushtruar presion te qeveria për të ndryshuar gjendjen e grave'', u shpreh Hillie van de Streek.

Lidhja Demokratike e Gruas është organizatë partnere e Partisë Demokratike e themeluar 25 vite më parë dhe drejtohet nga deputetja Albana Vokshi.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit