Vokshi: "Njesia e prioriteteve" të
Ramës me Bler ka 8 vjet krijua
Deputetja demokrate Albana Vokshi nuk e ka konsideruar aspak si një risi, inisiativën e Kryeministrit Rama dhe Toni Bler për të ngritur “Njesinë e prioriteve” në Shqipëri.
TIRANË – Deputetja demokrate Albana Vokshi nuk e ka konsideruar aspak si një risi, inisiativën e prezantuar nga Kryeministri Rama dhe Toni Bler për të ngritur “Njesinë e prioriteve” në Shqipëri; përkundrazi, kjo njesi ekziston prej tetë vjetësh dhe është strukturë e krijuar me ekspertizën më të mirë botërore, të profesionistëve të fushës dhe jo të politikanëve.
“Ajo është strukturë, që ka funksionuar me sukses përtej ngjyrave partiake që prej vitit 2004 në qeverisjen e mëparshme socialiste dhe e konsoliduar më tej në Qeverinë Berisha e në bashkëpunim pikërisht me Bankën Botërore.
Në qendër është Sistemi i Planifikimit të Integruar, i cili bazuar në vizionin e Qeverisë përcakton objektivat dhe prioritetet dhe orienton burimet e brendshme e të huaja kundrejt tyre.
Në këtë strukturë, janë investuar burime të mëdha njerëzore, teknologjike dhe organizative.
Përveç buxhetit të shtetit, janë financuar mbi 10 milionë dollarë prej donatorëve të huaj për mbështetjen e këtij sistemi dhe kësaj strukture e cila është konsideruar një sukses nga Banka Boterore por edhe nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë.”
Në këtë këndvështrim, deputetja demokrate theksoi se “strukturat e financave, buxhetit, ndihmës së huaj, nuk duhet të bëhen pre’ e pasioneve mohuese dhe zhbërëse të sindromës së vitit zero nga e cila vuan zoti Rama.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
22.6%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
52.1%
Vota total: 11791
Lajme të tjera
-
Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës
2 Maj, 22:48
-
FOTOT/ Protestuesit përplasen me policinë britanike, arrestime masive, ja arsyeja
2 Maj, 22:48
-
‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët
2 Maj, 22:38
-
Presidenti Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik
2 Maj, 22:30
-
Valteri: Tiku, ti vdes të bëhesh si Veliaj! Lapaj: Më erdhe e mu prezantove si mik i Berishës
2 Maj, 22:26
-
'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët
2 Maj, 22:15
-
Vlorë/ Bie aksidentalisht në det 60-vjeçarja, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)
2 Maj, 21:56
-
“Ti ke shitur mandatin e demokratëve me para”, Prençi përplaset me Valterin! Këshilltari bashkiak: Sa kohë të ketë përballë ty Veliaj, fiton ditë e natë
2 Maj, 21:48
-
‘BE sanksionoi Prishtinën për shkak të sjelljes së Kurtit’/ Eksperti në Report Tv: Serbia pret fitoren e Rusisë në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës
2 Maj, 21:44
-
FOTO/ Rama poston foto krah familjes së Ali Ahmetit: Kujtim nga një ditë e shënuar
2 Maj, 21:39
-
Graciano Tagani: Vesa kishte pëlqim për Romeon, i shkëlqenin sytë
2 Maj, 21:23
-
Kuvendi miraton 4 pr/ligjet e rendit të ditës, miratohet edhe ligji për shtetësinë e Albcontrol! Votohet kryetari i ERE dhe 2 anëtarë
2 Maj, 21:20