Vokshi-Ramës:Propaganda s’mbulon
biznesin me shëndetin e shqiptarëve

Vokshi-Ramës:Propaganda s’mbulon<br />biznesin me shëndetin e shqiptarëve
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e komisionit të shëndetësisë, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në konferencën ndërkombëtare të onkologjisë, ku ka thënë se propaganda e tij nuk e mbulon gjendjen e rënduar të shëndetësisë në vend.
 
Në një reagim t posaçëm Vokshi ka thënë se sot pacientët janë totalisht në mëshirë të fatit pasi mungojnë medikamentet, mungojnë pajisjet për ekzaminime dhe kushtet në spitale janë shumë të dobëta.
 
Por nga ana tjetër, Vokshi i kujton kryeministrit Rama se 400 mjekë u larguan nga vendi ndërkohë që ministri i shëndetësisë vijon me tenderat e tiij korruptivë në kurriz të qytetarëve dhe shëndetësisë shqiptare.
 
Deklarata e Albana Vokshit
Shpetimi i nje jete, shpetimi i cdo jete (qofte edhe me fytyre te mbuluar) eshte gjithnje nje lajm i mire...
Sigurimi i barnave dhe kurave per pacientet eshte gjithashtu lajm shume I mire.
Por kaq shume kjo qeveri ka devijuar, sa edhe minimumin e detyres dhe pergjegjesise se saj, sigurimin e barnave, e shet si arritje e privilegj. Ky eshte minimumi i detyrimit, e jo arritje!
Sot do te doja t'ju kisha falenderuar nese do kishit bere te njejten gje edhe per te semuret me tumor qe nuk kane asnje mundesi te kurohen pasi barnat, kurat, pajisjet dhe se fundmi shtreterit mungojne.
Do e kisha pershendetur listen e barnave te rimbursueshme 2016 nese s'do e kishit ndryshuar pasi doli zyrtarisht nga Fondi I Detyrueshen I Sigurimeve Shendetesore, dhe sikur te mos kishte qene aq klienteliste; sikur t'ju kishit siguruar ketosterilin te semureve me dialize e te mos e kishit zevendesuar me suplementet ushqimore qe i importon miku i Beqes tend.
Do ju kisha uruar nese do kishit siguruar me se fundi kurat per qindra persona te prekur nga HIV/AIDS e qe ju luten prej muajsh per sherim e shpetim, qe fati i tyre te mos jete si i 6 pacienteve qe humben jeten pikerisht prej neglizhences tende.
Do e falenderoja personalisht Kryeministrin nese do ndalonte talljen me grate qe kane bere prej dy vitesh mamografine e nuk kane ende nje pergjgje. Ska pergjigje se Ministri po mbyll pazarin e radhes, nderkohe shendeti i tyre mund te jete perkeqesuar deri ne fatalitet.
Do kisha dashur shume sot t'u falenderoj nese sistemi i urgjences polivalente te funksiononte ne maternitete dhe jeta e Aides me benen e saj 40 javeshe te ishte shpetuar...
Ju siguroj qe komentet ne postimin e video-propagandes tuaj do ishin plot me urime nese fondet e sektorit publik te mos ja kalonit klienteve e sponsorve por te kishit blere aparate, barna, pajisje e te kishit rindertuar e ndertuar spitale e qendra shendetesore me standarte evripoane...
Te 400 mjeket qe jane larguar keto dy vite per nje jete me te mire ne vendet e BE do ju kishin falenderuar nese do i kishit mbeshtetur dhe stimuluar me rritje rrogash dhe promovuar.
Ju e pate vete se cfare mendojne qytetaret per shendetesine tende te ketyre 3 viteve, e ke ne faqen tende te propagandes. Cdokush e di se ka vetem nje zgjidhje, largimi yt sa me shpejt bashke me skoten e hajduteve qe po beni biznes me jeten.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë