Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas Shqiptare Albana Vokshi ftoi gratë të mbështesin iniciativën e lidershipit të Partisë Demokratike, kryetarit Lulzim Basha për 50 % kandidim në lista zgjedhore.
Vokshi ka qenë sot me rastin e 8 Marsit në qytetin e Durrësit ku ka organizuar një takim me gratë. “Ky është 8 Marsi i mohimit të të drejtave, skamjes, qeverisjes së krimit, papunësisë, dhunës. Sot gratë shqiptare janë në spiralen e një krize të thellë shkaktuar nga krimi shtetëror dhe mafia. Gratë janë dhe do të jenë shpirti dhe fryma e protestave opozitare," – tha Vokshi.
Vokshi ka vënë theksin tek realiteti i rëndë i grave ku u mohohet ndihma ekonomike, mbështetja sociale, punësimi, trajtimi me ilaçe, kurimi, shkollimi si dhe mbështetja e shtetit kur ato janë viktima të dhunës. “Kemi një kryeministër që urren gratë dhe ministra jo socialë, të papërgjegjshëm për rolin dhe të drejtat e grave në një shoqëri demokratike”, tha Vokshi.
“Në këtë takim, gratë shprehën protestën e tyre për rastet e fundit të vrasjeve dhe vetëvrasjeve të grave për shkak të situatës së rëndë dhe moskujdesjes ndaj tyre. Gratë deklaruan se vetëm protesta e opozitës do t’i thotë ndal revanshit të mazhorancës së lidhur me krimin. Zonja Vokshi ftoi gratë të jenë në ballë të protestës në shesh ditën e enjte,” – thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com