Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Moment nga ndeshja

Kampionati kombëtar i volejbolli për femra është në fazën finale të play-off për të vendosur titullin kampion. Pasi kishin fituar ndeshjen e parë në Korçë, vajzat e Skënderbeut fituan edhe duelin e dytë kundër Tiranës në "Asllan Rusi".

Mbrëmjen e së mërkurës atmosfera në shkallët e Pallatit të Sportit dhe në parket ishte e zjarrtë, me Tiranën që fitoi setin e parë 25-14. Kur u duk se vendaset e trajnerit Bulent Karslioglu do dërgonin përballjet në ekuilibër, reagimi i të besuarave të Orlando Kojës ishte i menjëhershëm.

Skënderbeu ia doli të përmbyste me sete 1-3, duke i fituar tre të radhës me rezultatin 21-25, 18-25 dhe 23-25 për një fund dramatik. Të shumtë ishin tifozët nga Korça që mbështetën ekipin, që këtë sezon janë me një dorë te titulli kampion..

Në datën 27 prill në "Tamara Nikolla" të Korçës luhet ndeshja e tretë, me Skënderbeun që në rast të suksesit do shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE