Tirana është mundur sërish nga skuadra e Marin Barletit dhe përsëri rezultati ka qenë 3-0 në favor të vajzave të Hasan Gurabardhit. Ndeshja e zhvilluar në "Farie Hoti" ishte e fortë dhe e dyluftuar deri në pikët e fundit, pavarësisht se diferenca në sete rezultoi e lartë.
Eksperjenca jo e madhe e vajzave të Gorenxas ishte hija që pengojë shkëlqimin e Tiranës dhe suksesin e "miqve" të cilat kanë rreth katër sezone që luajnë bashkë.
Kështu, seti i parë përfundoi me rezultain e ngushtë 23-25. Skuadra e Hasan Gurabardhit në lojën e parë arriti të krijoi një avantazh të madh, duke arritur deri në 8 pikë përpara, por vajzat e Gorenxës reaguan dhe luftuan me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin.
Dhe kështu ndodhi, duke shkuar deri në 23-23, por dy pikët e eksperjenca e "mikeve" rezultoi fatale në dy pikët e fundit. Fillimi i setit të dytë ishte më i mirë për vendaset të cilat u shkëputën deri në shtatë pikë, 8-1, por pas disa ndërhyrjeve të bëra nga tekniku Gurabardhi loja ndryshoi sërish duke shkuar në favor të UMB-së dhe në fund seti përfundoi me rezultatin 22-25. Seti i fundit i gjeti vajzat e Gorenxas të rëna moralisht, çka ndikojë në performancën e dobët të vendaseve, që gabuan shumë në fillim të setit.
Por, strategu Gorenxa ndryshojë taktik, duke futur në lojë dhe më të rejat në grup, siç ishte rasti i një 16-vjeçare. Loja ndryshoi dhe skuadrat luftuan pikë për pikë për të siguruar setin. Edhe në këtë rast ishte sërish eksperjenca që bëri diferencën, duke e mbyllur setin me rezultatin 21-25. Strategu Ardian Gorenxa në fund të takimit mblodhi vajzat duke i dhënë kurajo për ndeshjen e tretë finale, që do të luhet të shtunën në orën 18:00.
Në një prononcim ekskluziv për "ATSH-n", tekniku historik i bardhebluve tha se ndeshja ishte e barabartë dhe diferencën e bëri eksperjenca. Sipas tij Tirana i ka të gjitha mundësitë për ta rikuperuar rezultatin, mjafton pak më shumë besim. "Vërtet rezultati ishte 3-0 për UMB-në, por mos harrojmë se të treja setet u mbyllën me një diferencë të vogël, çka tregon se skuadrat ishin shumë pranë njëra-tjetrës dhe vetëm eksperjenca bëri ndryshimin. Unë jam shumë optimist se do ja dalim dhe shoh në sytë e vajzave të njëjtin besim", përfundoi Gorenxa, duke i bëri apel dhe tifozerisë të ndjekë skuadrën.
Për tu theksuar ishte dhe fakti se Tirana kishte tre mungesa mjaft të rëndësishme për shkak dëmtimesh dhe strategu Gorenxa shpreson shumë në rikuperimin e tyre, që do të thoshte më shumë mundësi për të fituar finalen e tretë dhe për të rihapur lojërat. Ndeshja e zhvilluar në "Farie Hoti" u shqoërua nga një numër i lartë tifozësh e sportdashësit nga të dyja skuadrat. Për të ardhur keq është fakti se shumë nga vajzat e skuadrës së Marin Barletit kanë luajtur për Tiranën dhe ka qenë pikërisht timonjeri Gorenxa që i ka promovuar në nivelet më të larta të volibollit Shqiptarë, por mungesa investimeve tek Bardheblutë ka bërë që këto lojtare të gjejnë suksesin në skuadra të tjera./atsh/
/Shqiptarja.com