/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Studenti dhe Tirana do tër përballen për në finalen e tretë të tyre. Sfida do të nise sot në orën 18:00 në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi"ne Tirane.
Dy ndeshjet e para kanë përfunduar me fitoret e skuadrave udhëtare. Kështu në finalen e parë, të luajtur pikërisht në Asllan Rusi, pas pesë setesh ishin bardheblutë që dolën të fituar me rezultatin final 3-2, teksa pati dhe përplasje mes lojtarëve, ku Tukseferi u pezullua për këtë sezon nga Federata e Volejbollit.
Në ndeshjen e dytë të luajtur në Farie Hoti ishin djemtë e Yllit Tomorri që triumfuan në katër sete, 3 sete miqtë dhe 1 vendasit. Dy setet e para ishin thuajse të barabarata. Por, volejbolli shqiptar luan dhe një tjetër finale, atë të femrave. Kështu vazjat bardheblu të Tiranës do të zhvillojnë të shtunën finalen e tretë përballë UMB-së, ku skuadra e Hasan Gurabardhit është në avantazh me ndeshje të fituara dhe të dyja 3-0. Ndeshja e të shtunës mund përcaktojë dhe titullin.
/Shqiptarja.com