Volejboll/ Spektakël me tension në kryeqytet, Tirana thyen Partizanin në derbin e parë të finaleve

Volejboll/ Spektakël me tension në kryeqytet, Tirana thyen Partizanin në derbin e parë të finaleve

Partizani 1-3 Tirana

Kampionati Kombëtar i Volejbollit për meshkuj është në fazën e fundit të sezonit. Finalja e parë mes Partizanit dhe Tiranës foli për bardheblutë e Arben Sakos, duke fituar 1-3 me sete. Ndeshja ka qenë e luftuar në parket, duke mos munguar as tensioni mes volejbollistëve dhe kartonat e kuq.

Seti i parë i takoi Tiranës, që fitoi 17-25 në "Asllan Rusi". Në të dytin, djemtë e Partizanit fituan 25-14 për të vendosur ekuilibrat. Avantazhi i bardhebluve u shënua në setin e tretë, ku Tirana fitoi në pikët shtesë 26-28. Edhe seti i katërt ishte i luftuar, me Tiranën që fitoi vetëm me dy pikë avantazh 23-25. Dueli pati edhe tension dhe përplasje në parket.

Nigeriani Izuçuku Oforah i Partizanit u përplas me turkun Ali Berke Saghir të Tiranës. Një sherr që degjeneroi deri në kacafytje, duke kaluar rrjetën. Aty ndërhyn dhe Denis Demko i bardhebluve dhe kështu kanë vërshuar pothuajse të gjithë lojtarët, me idenë e uljes së tensionit dhe sheshimin e sherrit.

Në fund kryesori Enri Zenullari i ndëshkoi me karton të kuq të tre lojtarët e përfshirë në këtë situatë: Oforah nga Partizani dhe Saghir e Demko nga Tirana.

Finalja e dytë mes dy skuadrave do luhet në 17 prill në orën 19:00 dhe e treta në 20 prill në 18:30.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?