Voljeboll/ Partizani për femra kampion i Shqipërisë, mposht Tiranën në një atmosferë elektrizuese

Partizani në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Finalja e tretë që vulosi gjithçka u zhvillua në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në një atmosferë tepër elektrizuese.

Dy finalet e para kishin përfunduar me fitoren e Partizanit respektivisht me rezultatin 0-3 dhe 3-1, ndërsa derbi i tretë nisi tepër i dyluftuar. Që në setin e parë skuadrat treguan më të mirën dhe për të vendosur fituesin u nevojitën pikët shtesë. Në fund Tirana mori të parën me rezultatin 27-25, ndërsa në setin e dytë të besuarat e Roland Tares patën një ritëm të frikshëm duke fituar 16-25.

Në setin pasardhës skuadra e Gorenxës nuk mundi të reagoi dhe humbi akoma e me rezultat më të thellë, 15-25. Seti i katërt riktheu edhe një herë baraspeshën, pasi Tirana tregoi më të mirën duke triumfuar mes emocioneve të zjarrta.

Në setin e pestë Partizani tregoi se jo më kot këtë sezon ka bërë diferëncën duke fituar 8-15. Në fund ka vend për festë të papërmbajtur pas një ndeshje e cila zgjati dy orë e gjysmë dhe dhuroi emocione e spektakël pafund. Ky duket se është viti i Partizanit pasi edhe në volejboll për meshkuj të kuqtë udhëheqin 1-0 me finale kundër Vllaznisë.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump