Ndryshimi i dyshimtë i pronësisë së ish-Hotel Vollgës në Durrës ka rikthyer edhe njëherë në kujtesën e qytetarëve durrsak por edhe më gjerë, këtë hotel, që dikur ka qenë baza e elitës shqiptare por edhe e delegacioneve të huaja.
Një nga punonjëset më të vjetra të hotel Vollgës rrëfen shkëlqimin e dikurshëm të tij dhe më pas rrënimin pas privatizimit. Luli Halilaj ka punuar për 30 vjet në këtë hotel që ishte në inventarin e drejtorisë së turizmit në Tiranë.
Ajo tregon se në këtë hotel vinin njerëz të zgjedhur të shoqërisë së asaj kohe, grupe të huaja turistësh si dhe delegacione qeveritare apo trupa artistësh të huaj dhe vendas.
“Unë hotel Vollgën e mbaj mend një hotel luksozë të cilin vinin të gjithë kuadrot, turistë të ndryshëm dhe durrsak që të ishte kuadër që të hyje në atë lokal. Kaq i mirë ka qenë” tha ajo.
Por shkëlqimi i Vollgës zgjati deri në fillim të viteve '90-të pasi ky hotel u privatizua. Sipas asaj që mbajnë mend edhe vetë punonjësit, kjo godinë dhe shkëlqimi i saj nisi të venitet pas privatizimit. Një përfaqësues i familjes Fortuzi që jetonte në Amerikë ngriti pretendimin e pronësisë dhe arriti ta merrte pronën në vitin 1994.
“Unë kam punuar aty deri në muajin qershor të vitit 1994. Pastaj doli pronar Fortuzi, erdhi nga Amerika dhe tha se është prona ime” shtoi ajo.
Luli Halilaj kujton se fill pasi hotelin e mori familja Fortuzi,i gjithë personeli prej më shumë se 60 punonjës u hodh në rrugë. Atyre ju tha se do të merrnin nga 24 rroga secili sipas ligjit të asaj kohe por në fakt edhe sot e kësaj dite nuk kanë marrë asnjë kacidhe me gjithë vitet e punës që kanë mbi kurriz.
“Shteti ne na tha se do na jepnin 24 rroga, do dilni 62 veta dhe do merrni 24 rroga” përfundoi ajo.
Sot e gjithë zona identifikohet me emrin e këtij Hoteli, që dikur ishte qendra e çdo delegacioni apo diplomati. Edhe sot ky objekt është rikthyer në qendër të vëmendjes, por jo për hijeshin, por si një objekt ku mund të jenë kryer afera të rënda kriminale.

Kjo godinë ka një histori më të hershme sesa shkëlqimi në vitet e komunizmit. Historia e ish-hotel Vollgës nis në vitin 1938, që fillimisht u mendua të shërbente si seli e Komandës së Marinës italiane.
Por pas pushtimit të Shqipërisë, italianët vendosën ta shndërronin atë në një hotel luksoz, duke i vënë edhe emrin “Hotel dei Dogi” më 21 prill 1940.
Me kapitullimin e Italisë dhe marrjen e administrimit nga Gjermanët, hoteli merr emrin “Majestic”.
Emrin "Vollga" hoteli e merr pas çlirimit në nder të marrëdhënieve me ish-bashkimin Sovjetik.
Kjo godinë përgjatë gjithë viteve ka mbartur histori por me rëndësi është edhe vlera arkitekturore e kësaj godine.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO