Kuvendit të Shqipërisë do t’i drejtohet të martën me një videomesazh Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky në orën 11:00. Zelensky gjatë këtyre më shumë se 2 muaj luftë i është drejtuar parlamenteve të vendeve kryesore që e kanë mbështetur atë, si në Kongresin e SHBA, Parlamentit Evropian, atë gjerman, francez etj. Zelensky pritet të flasë për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë pas sulmit rus në territorin ukrainas.
Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën e luftës. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira. Rama ndau një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garantonte atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 64-të, dhe kërcënimet verbale të Putinit janë rritur sërish. Ai paralajmëroi se "nëse vendet e treta ndërhyjnë, do të ketë një reagim të menjëhershëm dhe ngjall edhe një herë spektrin e konfliktit bërthamor.
Tensioni po rritet edhe në nivelin ekonomik: Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, Bashkimi Evropian gjeti një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse. Uashingtoni denoncon: Ukrainasit që donin të dorëzoheshin u ekzekutuan në zonën e Donetskut.
Komente


Ky ja kalon putinit per barbarizem
PërgjigjuPer hirr te Grave Pleqve Fëmive Ukrainas Duhet të dorzohej se Gjithë por Rozulli Toksor ësht në rrezik nga Rusia Putini Dorzohet vetëm kur e shtyp Butonin e kuq te aktivizoj A.Bërthamore
PërgjigjuKy humoristi ka hapur OnlyFans account me parlamentet.
PërgjigjuVazhdon turi edhe te ne? Jep autografe? Sa eshte bileta?
PërgjigjuSHKO E BISEDO ME PUTININ .O ZHELE,,SE E BERE POPULLIN TEND FERTELE. .....
Përgjigju