Voltana Ademi ankimon 30 qershorin në Kushtetuese: Kur të ngrihet do shpjegojë vendimet e ndryshme të gjykatave

TIRANË- Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi ankimon në Gjykatë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ditën e sotme ajo ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

Pas daljes nga Gjykata Kushtetuese Ademi deklaroi se kërkesa e sotme nuk ka të bëjë vetëm me anikimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike. Ajo tha se kërkesa e saj do mund të shqyrtohet sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese duke deklaruar se shpreson se Rama nuk do të pengojë ngritjen e saj. Ademi vuri theksin tek vendimet e ndryshme të gjykatave lidhur me njohjen e mandateve të kryebashkiakëve.

"Ne sot kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin anti kushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe verifikimin e ligjshmërisë së regjistrimit të Bindjes Demokratike. Jemi këtu duke iu referuar një të drejte kushtetuese për të zbatuar kushtetutën. Dekreti i presidentit duhet të merret në konsideratë. Në momentin që kjo gjykatë të jetë në punë të mund të fillojmë menjëherë gjykimin e kësaj çështjeje. Shpresojmë që Edi Rama të mos pengojë ngritjen e kësaj gjykate dhe të mos fusë duart në emërimet e saj. Ne po veprojmë në mënyrë institucionale, duke iu drejtuar institucioneve të drejtësisë që të përdorim atë që është një e drejtë e jona. Kjo është rruga që po ndjekim. Shpresojmë që organet e drejtësisë do të funksionojnë. Ajo që ne dimë është se kemi gjykata që kanë vepruar në mënyrë të ndryshme dhe kjo ngre një pikëpyetje të madhe e cila do çojë drejt një kaosi që do dojë një shpjegim se çfarë ka ndodhur", tha Ademi.

Ankimimi në Kushtetuese u propozua nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet.

Nga ana tjetër kjo Gjykatë nuk është funksionale pasi ka vetëm 1 nga 9 anëtarë që duhet të kishte.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese e Ademit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DEBIL KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 18/07/2019 21:12

    Ore akoma e nxirni ktë debile të ler në medja. Po kjo është njē injorante e ler. Pa pik niveli dhe debile që s'thith fare i është prish pompaçia e s'ndez mo.

    Përgjigju
  • Likja: 18/07/2019 16:48

    Po ik o tyryfyle femer se la nam,yt ate apo jot eme ta kane lene bashkine,debile femer,ka deshire te gjuaje me molotoffffff

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/07/2019 16:01

    Sa mir paske dit meja gjet deren asaj gjykate,apo ke mbas at delingjiun ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave