SHBA dhe BE njohin zgjedhjet: Procesi i rregullt, kryetarët e rinj të fillojnë punën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian njohin zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe kërkojnë që të nisin punën 61 kryetarët e rinj të bashkive që janë zgjedhur në të gjithë vendin. SHBA-ja i cilëson të rregullta zgjedhjet. Përmes një deklarate, ambasada amerikane në Tiranë shprehet se ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan 'ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë'. Por cfarë komenti ka ambasada për deklaratat e opozitës që nuk i njeh zgjedhjet? SHBA thekson qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet.

"Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave. Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë.

Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë. Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR.

Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët" mbyllet deklarata e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ndërsa Bashkimi Europian kërkon që të zgjedhurit e rinj nga zgjedhjet e djeshme të nisin punën. Brukseli përsërit apelin për qeverinë dhe opozitën që të nisin urgjentisht dialogun për të kapërcyer krizën politike në Shqipëri. “Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit.

Siç thuhet në mënyrë të përsëritur: qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit  të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it” deklaron Maja Kocijancic.

Në të njëjtin mendim me zëdhënësen e shefes së politikës së jashtme Mogerini është edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shpërndarë deklaratën e Kocijancic, që thotë se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe është koha urgjent për dialog. Opozita ashtu si dhe Presidenti i Republikës nuk i njohin zgjedhjet, pasi theksojnë se 30 Qershori ra me zhdekretimin që i bëri kësaj date kreu i shtetit, por Kolegji Zgjedhor e rrëzoi Ilir Metën, ndërsa nga SHBA-BE dhe të gjitha kancelaritë e tjera të rëndësishme europiane mbështetën datën e përcaktuar për procesin që u mbajt dje në Shqipëri.

Postimi i ambasadorit te BE-se ne Shqiperi Luigi Soreca

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vucicdoli: 02/07/2019 10:21

    Ku jane morrat e shqupit, apo i ka mbaruar boja per komente?

    Përgjigju
  • adamo311: 02/07/2019 02:46

    Urime e pune te mbare.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 02/07/2019 02:08

    Votat deshet dhe votat moret. Tashi filloni e pervishuni punes per te ndertuar Shqiperine Europiane.

    Përgjigju
  • Demokrati: 02/07/2019 01:02

    Rrofte USA eEUROPA qe po pastrojne politiken shqiptare nga lugetrit e babezitur qe per 30 vjet po degjojme tekat , mallkimet sharjet e tyre. Shume bukur. dolet nga parlamenti ,tani edhe nga pushteti local cfar doni qe beni gam gam ? Si ja hante mendja Sales e Metes se do. vazhdonte ti duronte me Amerika e Europa keta hajdute ???!!! Li te mos pranojne dialog me Ramen po te duan se organizata terroriste kane per ti shpallur

    Përgjigju
  • Ramush haradinaj: 01/07/2019 23:19

    Nje udheheqes ka populli shqiptar kudo qe eshte edhe ai quhet Ramush Haradinaj. Hiçe taksen serbis i tha Europa edhe Amerika. I hoqen vizen per amerik, europa presion per liberalizimin e vizave. Ramboja fuck you all

    Përgjigju
  • Chicago: 01/07/2019 22:28

    Na vjen turp per ne qe jetojm ne America qe nderhyn per gjithe cka qe ndodh ne shqiperi Po te degjoj monika me burin , basha dhe partit e vogla se nuk guxojme te hapim tv

    Përgjigju
  • usa: 01/07/2019 22:27

    USA!!

    Përgjigju
  • Tony: 01/07/2019 22:18

    Amerika i nxorri jasht sistemit PD dhe LSI sepse jane anti Shqiptare si parti dhe jane anti Amerikane...fal Amerikes do shpetojme nga PD dhe LSI te cilat tani le te rrine rrugeve te hane fara luledielli.... THANK YOU AMERICA

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 02/07/2019 02:09

      God Bless America brother

  • Gezim: 01/07/2019 21:48

    Ne mos gaboj Jon Kennedy thonte:njeriu intelektual per mua eshte ai qe ka dhe nuk i mungon sensi autokritikes.opozita u rishfaq pa asnje autokritike,dhe autokritike ne kte rast do te thote fakte,Shqiperia ka nevoje per fryme te re,dhe fryma e re nuk mund te vi nga te njejtat surrate.

    Përgjigju
  • redi: 01/07/2019 21:31

    SHBA si gjithmone e sakte

    Përgjigju
  • Shkodra: 01/07/2019 21:23

    Faleminderit USA qe na shpetuat nga nje ‘97 e dyte. Isha 10 vjec atehere, por e mbaj mend shume mire ate marrezi njerezore. Ju lutem vazhdoni keshtu, populli shqiptar ka nevoje per pranine tuaj edhe ne jeten tone publike. Me pelqen edhe qe i thoni gjerat hapur. Me ne fund nuk do te kemi sa here qe vijne zgjedhjet, debate nese njera pale do te marre pjese apo jo. Me ne fund mund te degjojme se cfare ideshe dhe programesh kane per te na propozuar. Eshte e dyta here qe behen zgjedhje pa premtime. Mjaft me. USA, ju duam shume! :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë