Grupi i Bajrave/ Gjykata ndryshon masën për ish-trajnerin e kombëtares së femrave, 'arrest shtëpie' për Grimën

Grupi i Bajrave/ Gjykata ndryshon masën për ish-trajnerin e kombëtares së femrave, 'arrest shtëpie' për Grimën

TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-portierin e Vllaznisë, Armir Grima, i arrestuar në shtator të vitit të kaluar në kuadër të megaoperacionit "Oaz" si i përfshirë në trukime ndeshjesh me Bajrat (Lexo këtu). Seanca është mbajtur ditën e sotme dhe Krimet e Rënda kanë vendosur "arrest shtëpie" për Grimën me kërkesë të avokatëve të tij. Ndërsa prokuroria kërkoi lënien në masën e arrestit me burg.  

Në kuadër "Oaz" u arrestuan 11 persona, mes tyre një portier dhe trajneri i atëhershëm i kombëtares së femrave, Armir Grima. Fabiol Rexhepi, ish-portier i Besëlidhjes, e më pas portier i Tërbunit në Pukë. Në pranga ranë të fortët e Shkodrës, anëtarë të grupit kriminal të Bajrave si Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër, Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë, Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër, Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim edhe me policinë holandeze ku në Roterdam u prangosën Behar Brajoviq (Bajri) si dhe Samet Halluni. Ndërsa disa muaj më pas u arrestua në Spanjë edhe i shpallur në kërkim Enver Bajri, 45 vjeç (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr