Von Cramon hedh dyshime: Vuçiçi i premtoi armë Ukrainës që të mos e njohë Kosovën

Von Cramon hedh dyshime: Vuçiçi i premtoi armë Ukrainës që të mos e njohë Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar takimin mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ajo ka thënë se ka shumë mundësi që Vuçiçi ka rënë dakord që të takojë Zelenskyn që të ushtrojë presion mbi Ukrainën që të mos e njohë Kosovën. Ajo ka hedhur dyshime se presidenti serb i ka ofruar armë Zelenskyt në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Von Cramon ka deklaruar se shpreson që Zelensky e kupton rrezikun politik nëse arrihet një marrëveshje e tillë.

Sipas saj, pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë në interes të Ukrainës gjithashtu.

“Ka shumë të ngjarë që Vuçiçi ka pranuar ta takojë Zelenskyn, që të ushtrojë presion mbi Ukrainën: armë për të mos e njohur Kosovën. Shpresoj që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Greqi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu